Lajme

Thaçi: Kujtimi për Shalën do të jetojë gjatë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 14 August 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Mujë Shala.

Thaçi vdekjen e Shalës e ka vlerësuar humbje të madhe.

“Vdekja e doktorit Mujë Shala, mikut tim dhe të familjes sime, është humbje e madhe për familjen Shala, për miqtë dhe kolegët e tij. Doktor Shala tërë jetën ia kushtoi profesionit humanist, në shërbim të shëndetit të qytetarëve tanë. Kujtimi për doktorin do të jetojë gjatë. Familjes Shala i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Shala vdiq gjatë ditës së djeshme, kurse varrimi i tij bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera