U mbyll seminari i gjyqtarëve, presidenti Ademi kërkon përkushtim maksimal të tyre në edicionin e ri
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 13 August 2018
Dje pasdite ka përfunduar seminari pesëditor për gjyqtarët, i cili u organizua nga Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së në hotel “Prishtina International” nën përkujdesjen e instruktorit të FIFA-s, z. Alan Snoddy, e ku ligjëruan edhe z. Simon Breivik, trajner i fitnesit i Gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze, z. Ridvan Ekmekci – Profesor në Universitetin Pamukkale dhe Bekim Zogaj – gjyqtar asistent i FIFA‐s, shkruan GazetaFokus.
Në përmbyllje të këtij seminari që u vlerësua tejet i rëndësishëm dhe i suksesshëm, i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili ndau edhe certifikatat për gjyqtarët pjesëmarrës. Me këtë rast presidenti Ademi theksoi rëndësinë që ka ndarja e drejtësisë për mbarëvajtjen e garave, duke i inkurajuar gjyqtarët që të jenë sa më të përpiktë dhe vigjilent në punën e tyre.
“Fillimisht falënderoj z. Alan Snoddy për përkushtimin e tij, pasi është një person i lidhur ngushtë me futbollin tonë dhe e ka marrë si mision të FIFA-s dhe të vetin për ta ngritur nivelin e ndarjes së drejtësisë dhe të gjytarëve tanë. Njëkohësisht ju uroj juve si gjyqtarë për punën dhe përkushtrimin e treguar në këtë seminar, që pa dyshim u ka shërbyer për ngritjen e juaj profesionale”, ka theksuar presidenti Ademi në fjalimin e tij në këtë seminar.
Tutje presidenti i FFK-së u bëri me dije gjyqtarëve se do të ketë zero tolerancë për ndarjen e drejtësisë në fushën e gjelbër në IPKO Superligë dhe në të gjitha ligat e tjera. “Për këtë arsye duhet të keni kujdes dhe përkushtim maksimal në punën tuaj, në mënyrë që ndarja e juaj e drejtësisë të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe t’u mundësojë ekipeve më të mira dhe më të përgatitura që të zhvillojnë lojën e tyre dhe të marrin rezultatet e merituara”, ka shtuar tutje presidenti Ademi.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, z. Përparim Hasani, po ashtu është shprehur i kënaqur me rrjedhën e këtij seminari, duke shprehur shpresën se njohurit që kanë marrë gjyqtarët nga ligjëratat e këtij seminari do t’u shërbejnë gjyqtarëve që në edicionin e ri të kenë nivel të lartë të ndarjes së drejtësisë. Ai po ashtu ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do të mbahet edhe seminari me vëzhguesit e referimit (kontrollorët), me qëllim të njoftimin nga ekspertët e kësaj fushe për ndryshimet më të reja në ndarjen e drejtësisë. Seminari do të mbahet në hotel “International Prishtina”, me fillim në orën 10:00.
Të tjera
-
Kurti: Me fat Bajrami, gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë
Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajrami për të gjithë besim...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, s’dihet ende identiteti i tij
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Livoq të Epërm në Gjilan, policia me të mar...
-
Ministri i Mbrojtjes uron Kurban Bajramin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rast...
-
Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot K...
-
Osmani: Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban për gjithë besimtarët mysli...
-
Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili th...
-
Oficerë të FSK-së diplomojnë në kolegjin e ushtrisë amerikane
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërnd...
-
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
Besimtarët e fesë islame kremtojnë sot Kurban Bajramin, i cili sipas traditës...
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...