Murati: E keqja më e madhe do të ishte Asociacioni me karakter autonomie për serbët
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 11 August 2018
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati në një intervistë për Telegrafin ka thënë se varianti më i keq për Kosovën do të ishte instalimi i një Asociacioni të serbëve në Kosovë, me karakter të një autonomie politiko-territoriale.
Murati tha se kjo lloj zgjidhje do ta bënte Kosovën tërësisht jo funksionale.
“Konsideroj personalisht ashtu siç e konsideron i tërë subjekti ynë politik, se varianti më i keq për Kosovën do të ishte instalimi i një Asociacioni, për më tepër me shumë gjasa që të ketë karakter të një autonomie të vërtetë politiko-territoriale, zgjidhje e cila Kosovën do ta bënte tërësisht jo funksionale. Kosova ka shumë problem edhe sot me funksionalitetin e saj, sepse pakoja e Ahtisaarit, e instaluar me Kushtetutën e Kosovës, u jep pakicave të drejtën e vetos së dyfishtë. U jep privilegje të jashtëzakonshme juridike, të cilat po keqpërdoren shumë nga pakica serbe dhe e vendosin shtetin e Kosovës në bllokada të vazhdueshme. Kjo zgjidhje, të cilën ne e kemi në Kushtetutë, e kombinuar pastaj me forcën që mund ta ketë Asociacioni i Komunave Serbe, shtetit të Kosovës ia rrit edhe më shumë jo funksionalitetin. Më e keqja është që kjo situatë pas disa dekadash domosdo do të përfundojë me ndarjen e Kosovës. Sepse ai realitet i krijuar e bën Kosovën jo funksionale sado të kërkohet një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.
Murati tutje shtoi se me situatën e jo funksionalitetit në Kosovë, Qeveria serbe do të synojë depërtimin e saj deri tek lumi Ibër, në veri të vendit.
Ai po ashtu tha se është duke u bërë një zhurmë e madhe për të frikësuar opinionin rreth idesë së korrigjimit të kufijve, por sipas tij e keqja më e madhe mund të jetë Asociacioni apo autonomia e serbëve në Kosovë.
“Dhe me atë situatë të jo funksionalitetit, qeveria serbe e ka për qëllim që të depërtoj deri tek lumi Ibër, dhe ta vendos kufirin tek lumi Ibër. Po bëhet një zhurmë e madhe, por frikësohet opinioni rreth idesë së korrigjimit të kufijve, kinse ta pranojë të keqen më të vogël që mund të jetë Asociacioni, apo autonomia. Në të vërtetë e keqja më e madhe është asociacioni dhe një lloj autonomie e tillë sepse na bën jofunksional, për një afat të gjatë. Derisa po bëhet kjo zhurmë e madhe, përpjekjet, kompromisi pastaj në raport me korrigjimin e kufijve të jetë një Asociacion apo një autonomi e fuqishme. Kjo nënkupton defunksionalitet total të shtetit të Kosovës, i cili edhe ashtu-kështu është jofunksional, për shkak të një rregullimi të padrejtë kushtetues, që i bëhet qytetarëve të Kosovës dhe shumicës shqiptare në Kosovë”, theksoi Murati.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































