Sport

Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 11 August 2018

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, e ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielnyn si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendës-kapitenët e klubit është edhe shqiptari i cili luanë për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kosicelny, i cili tani është i lënduar, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesacker, i cili u pensionua në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka thënë Emery.

-Advertisement-

“Dua liderë në skuadër, cdo lojtarë të ndjehet si kapiten në cdo moment për të treguar aftësinë e tyre në lidership. Por, për momentin, këta pesë lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera