Lajme

Gjyqtari i Kushtetueses ende në kërkim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 09 August 2018

Gjyqtari i sapoemëruar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, ende mbetet në kërkim nga autoritetet në Serbi, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë burime nga Policia e Kosovës.

“Laban ende është në kërkim ndërkombëtar, ai kërkohet nga autoritetet e Serbisë dhe në rast se ai udhëton jashtë shtetit, mund t’i vihen prangat, sepse ka urdhër arresti ndaj tij”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një burim nga Policia.

Në vitin 2011 Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

-Advertisement-

Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Së bashku me Labanin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka emëruar edhe katër gjyqtarë tjerë.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese, për herë të parë tashmë është vetëm me gjyqtarë vendorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera