Ragmi Mustafa: Ky është treni i fundit t’i bashkangjitemi Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
20:28 | 08 August 2018
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka komentuar idenë e korrigjimit të kufijve.
“Ne jemi shumë të sinqertë në këtë fushë dhe në këtë drejtim, pa dyshim se mbështesim bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën”.
“Në lidhje me lëvizje të kufijve ka autoritete dhe politikanë të mençur Republika e Kosovës prandaj ftesa jonë është çdo ditë që të kyçen pozitë dhe opozitë në Kosovë që të bëjnë ekipin negociator për të dhënë kontributin maksimal me njerëzit më të mençur, të dijes, të shkencës dhe të penës për të zgjidhur këtë problem”.
“Çfarë do të jetë zgjidhja ne nuk do të propozojmë, këtu është arbitri Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët ndihmojnë dhe lehtësojnë zgjidhjen e këtij problemi”.
“Shqiptarët e Luginës, jo më pak se 100 mijë, nuk mund të jemi më të shkathët dhe më afër zgjidhjes së problemit dhe dhënies së formulave se si duhet zgjidhet”.
Mustafa në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se shqiptarët e Luginës duan të jenë pjesë e Kosovës dhe se për këtë nuk nevojitet Referendum, sipas tij.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës po shprehin gatishmërinë e tyre të shkëputen nga Serbia, po shprehin gatishmërinë e tyre të mos jenë në Serbi”.
“Mund të kishim edhe rastin më eklatant ku shqiptarët do të thonin se mirë jemi në Serbi – kjo është gjëja më e keqe dhe e rëndë që mund t’i ndodhte shqiptarëve”.
“Nuk ke asnjë shqiptar në Luginën e Preshevës që do të mbetet në Serbi ndërkohë në trekëndëshin që ndodhemi ne kufizohemi edhe me Maqedoninë dhe aty ke një numër të shqiptarëve që janë shtet formues të shtetit të Maqedonisë, që janë në Qeveri dhe mund të jenë shumë shpejt edhe në Presidencë të Maqedonisë”.
“Në këtë drejtim, nuk ka kërkuar askush të jetë pjesë e Maqedonisë, edhepse një pjesë e Luginës së Preshevës, para Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pjesë e Shkupit”.
“Me kënaqësinë më të madhe, shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë bashkëngjiten me Kosovën dhe është anakronike të bëhet referendum që të pyeten se a janë shqiptarët e Luginës për bashkëngjitje me Kosovën. Ne kemi bërë këtë referendum në vitin 1992, në kohën më të vështirë, ne tash vetëm po kërkojmë jetësimin e atij referendumi që e kemi kërkuar gjithmonë”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































