Lajme

Gjuriq nesër viziton Kosovën, MPJ tregon a i ka dhënë leje

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 07 August 2018

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vije nesër për vizitë në Kosovë.

Ai për dallim nga vizita e 26 marsit, të cilën e kishte bërë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kësaj radhë ka vepruar ndryshe.

 

-Advertisement-

 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë për Indeksonline se kësaj radhe Gjuriq ka kërkuar leje, e cila i është aprovuar.

“Ne i kemi dhënë leje për vizitë Gjuriqit”, ka thënë shkurt Pacolli.

Sipas mediave serbe, Gjuriq në vizitën e nesërme do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Gjatë vizitës, Gjuriq do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Kujtojmë se më 26 mars, Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorit e Kosovës, për tu arrestuar nga Policia e Kosovës në  veri të Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera