Kanceri në pankreas, kanabisi trefishon mbijetesën e kafshëve
Autori: Gazeta inFokus
11:41 | 07 August 2018
Botuar në revistën ‘Oncogene’, studimi u krye nga Universiteti Queen Mary i Londrës dhe nga Universiteti Curtin, Australi
Nga një pjesë e kanabisit, një shpresë e re kundër kancerit të pankreasit: një studim me minjtw ka treguar se një molekulë kanabisi, kanabidiol, së bashku me kimioterapinë, trefishon mbijetesën e kafshëve. Botuar në revistën Oncogene, studimi u krye nga Universiteti Queen Mary i Londrës dhe nga Universiteti Curtin, Australi.
Në fazën eksperimentale trefishon mbijetesën e minjve – “Ky është një rezultat i rëndësishëm, – thotë autori kryesor i punës, Marco Falasca i Universitetit të Londrës . Ne kemi parë se minjtë me kancer pankreatik mbijetojnë pothuajse tri herë më shumë nëse një substancë e nxjerrë nga kanabisi shtohet në trajtimin e tyre të kimioterapisë (Gemcitabine)”.
Kanabidiol është miratuar tashmë për përdorim klinik, vëren ai, “që do të thotë se ne mund të lëvizim shpejt në sprovat klinike për pacientët. Nëse mund t’i përsërisim të njëjtat rezultate te njerëzit, Kanabidiol mund të përdoret pothuajse menjëherë pa pasur nevojë të presë miratimin teknik të çdo ilaçi të ri nga autoritetet rregullatore”.
Kanceri në pankreas ndër më agresivët – Kanceri në pankreas është një kancer shumë agresiv dhe ndër më pak të shërueshmit. Gjatë 40 viteve të fundit, pak ose aspak nuk ka ndryshuar për jetëgjatësinë e pacientëve dhe norma e mbijetesës 5 vjeçare nga diagnoza mbetet nën 7%. Ekziston një nevojë urgjente për trajtime të reja, nënvizon Falasca. Kanabidiol, megjithatë, nuk është një substancë psikoaktive, kështu që nuk ka efekte anësore si molekulat e tjera të kanabisit. Së fundi, kanabidioli njihet edhe për efektivitetin e saj në zvogëlimin e efekteve të pafavorshme të kimioterapisë, nauzes, diarresë, vjelljes, kështu që do të rriste edhe cilësinë e jetës së pacientëve.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...


































