Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dialogu vetëm sipas Kushtetutës

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 07 August 2018

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (CAA) shprehet kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, duke thënë se fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Në një deklaratë për media, Këshilli inkurajon çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërsa shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me përgjegjësi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

-Advertisement-

“Përmbushja me sukses sfidave të brendshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës”, përfundon deklarata e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, e cila vjen pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera