Sport

Valon Behrami tejet i zhgënjyer, tregon se si Vladimir Petkovic e ”përzuri” atë nga Kombëtarja e Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 06 August 2018

Pasi u bë e ditur se Valon Behrami është pensionuar nga Kombëtarja zvicerane, tashmë në mediat e Zvicrës është bërë e ditur edhe arsyeja e këtij vendimi.

Në një intervistë për televizionin, RSI, 33-vjeçari ka zbuluar arsyen e pensionimit të tij nga helvetikët, transmeton IndeksOnline.

Behrami thotë se në një bisedë telefonike me trajnerin, Valdimir Petkovic, i është kumtuar lajmi se mesfushori kosovar më nuk do ta përfaqësojë Zvicrën.

-Advertisement-

”Petkovic më telefonoi sot në mesditë. Isha i surprizuar”.

Image result for petkovic behrami

”Mendova se ishte një telefonatë e rëndomtë, por jo, ishte sepse dëshiroi të më tregonte se më nuk do të luaja për Zvicrën”.

”Ndihem i zhgënjyer. Do të doja që Petkovic të më shikonte në sy. Tani kam më shumë kohë për t’i kushtuar familjes sime”.

Përveç Behramit, në ditët e ardhshme priten edhe pensionimet e Blerim Xhemajlit, Johan Djourous dhe Gelson Fernandesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera