Lajme

Tri raste të dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 04 August 2018

Policia në raportin 24 orësh njofton për disa raste të dhunës së burrave ndaj grave të tyre.

Një rast ka ndodhur në fshatin Magure, të Lipjanit ku i dyshuari i komunitetit ashkali ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Edhe në Prishtinë ka ndodhur rast i ngjashëm ku gruaja ka raportuar se është sulmuar nga burri i saj i cili edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

-Advertisement-

Viktima ka marr tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në Livoq të Gjilanit ku sipas Policisë i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy