Krasniqi: Kompromisi, një zëvendëspresident serb
Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 04 August 2018
Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si mundësi kjo e përmendur javëve të fundit që mund të ndodh në fazën finale të dialogut, e sheh të pamundshme analisti, Agim Krasniqi.
Ai në një intervistë për KosovaPress, thekson se edhe deklaratat e fundit të liderëve andej e këndej kufiri, për një formulë të tillë në fund të këtij procesi, kanë qenë për konsum publik, por jo si të realizueshëm. Krasniqi ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare dhe çmimi që do të mund të paguante Kosova si kompromis me palën serbe. Derisa ka kërkuar unifikimin e spektrit politik për këtë proces, meqë këtu vendoset fati i Kosovës dhe qytetarëve të saj.Krasniqi nuk e sheh rrezik as mundësinë që përmes procesit të bisedimeve Serbia të marrë liqenin me të madh artificial në Kosovë, atë të Ujmanit.
Por, analisti Krasniqi e sheh vetëm një kompromis që do të bëhet në fazën finale të dialogut. Sipas tij, serbët përfaqësohen në të gjitha institucionet me të larta shtetërore, duke pasur nënkryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin dhe tani ka mbetur vetëm institucioni i presidencës në të cilin nuk janë të përfaqësuar.Madje, Krasniqi mendon që nuk do të sillte ndonjë problem nëse do të kishte edhe një zëvendëspresident nga komuniteti serb.
Duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Krasniqi tha se ato kanë qenë në funksion të dialogut dhe jo se mund të ketë lëkundje të qëndrimit amerikan për shkëmbim territoresh.Krasniqi është i bindur se Kosova nuk do të dëmtohet nga ky proces. Kjo për faktin se sipas tij, edhe faktori ndërkombëtar tashmë e ka kuptuar se i vetmi element për influencë në këtë pjesë të Ballkanit janë shqiptarët.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































