Bahtiri suspendoi shërbyesin civil që u arrestua nga Policia
Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 03 August 2018
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një takim me të gjithë shërbyesit civilë të administratës komunalë, në të cilin ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Ai i ka njoftuar të pranishmit se e ka suspenduar një shërbyes civilë në shërbimin e ofiqarisë, për shkak se është arrestuar nga policia e Kosovës, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht shkelje të dispozitave ligjore.
Duke qenë se shkelja e supozuar e shërbyesit të arrestuar nga policia, paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës, suspendimi i shërbyesit civilë të administratës komunale do të zgjatë deri atëherë kur organet e hetuesisë dhe drejtësisë të thonë fjalën e tyre përfundimtare.
“Në administratën komunale të Mitrovicës nuk mund të ketë vend për shërbyes civilë të pandërgjegjshëm, shërbyes civilë që shkelin ligjin dhe normat e punës, shërbyes civilë që nuk e respektojnë qytetarin. Administrata është për qytetarë dhe ët gjithë shërbyesit civilë janë në shërbim të qytetarëve. Ndaj të gjithë atyre që nuk janë të përkushtuar për punë dhe që nuk e respektojnë ligjin dhe qytetarin do të ndërmerren masa disiplinore. Nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që në administratën komunale të ketë papunësi, avashllëk, anarki, mungesa nga puna dhe dukuri të tjera negative”, ju tha shërbyesve civilë dhe drejtorëve të drejtorive komunale, kryetari Bahtiri.
Edhe në këtë takim kryetari Bahtiri tërhoqi vërejtjen se shërbimet andaj qytetarëve duhet të jenë efikase, transparente dhe profesionale, duke shtuar njëkohësisht se nuk do të ketë kurrfarë mëshire për ata që abuzojnë me besimin që u është dhënë për të qenë në shërbim të qytetarëve.
“Unë jam i vetëdijshëm për pagat e ulëta që i kanë shërbyesit civilë, jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të marrin mito apo të korruptohen për punën që bëjnë dhe për të cilën paguhen. As edhe një cent të vetëm nuk guxon të kërkohet nga qytetari për shërbimin që komuna duhet t’ia kryej. Ndaj të gjithë atyre që nuk ju përmbahen rregullave të punës do të merren masa rigoroze ndëshkimi”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri në takim me shërbyesit civilë të administratës komunale në Mitrovicë./

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































