Në 2017-ën Kosova i ka humbur 300 hektarë tokë
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 02 August 2018
Të dhënat e vlerësuar të Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se Republika e Kosovës është zvogëluar për rreth 3 kilometra katrorë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë publikoi “Vjetarin Statistikorë për vitin 2018”. Ky raport është një publikim i parvjetshëm i cili përmban të dhëna të ndryshme statistikore për Republikën e Kosovës.
Gjatë shfletimit të këtyre të dhënave, KALLXO.com gjen se Republika e Kosovës ka më pak kilometra katrorë sipërfaqe në krahasim me të dhënat e viteve më parë.
Në të dhënat e vlerësuara për vitin 2017 siç thuhet në raportin e ASK-së, Kosova ka gjithsej 10 mijë e 905 kilometra katrorë sipërfaqe. Në anën tjetër territori i Kosovës deri në vitin 2016 sipas të dhënave poashtu të vlerësuar të ASK-së ishin 10 mijë e 908 kilometra katrorë.
Me një kalkulim të thjeshtë i bie se sipërfaqja e territorit të Kosovës është më e vogël për 3 kilometra katrorë, ose 300 hektarë.
Në përgjigjen e ASK-së për Kallxo.com për këtë çështje thuhet se këto të dhëna janë marrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
“Burimi i të dhënave për sipërfaqen e Republikës së Kosovës, të prezantuar në Vjetarin Statistikor është Agjencia Kadastrale e Kosovës. Ne vazhdimisht i kërkojmë të dhënat nga ata në formën zyrtare”, thuhet në përgjigjen e ASK për KALLXO.com
Edhe në raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës të udhëhequr nga akademik Hivzi Islami thuhej se Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë territor.
Të tjera
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...