Hamza kërkon që pagat mos ta rrezikojnë buxhetin e shtetit
Autori: Gazeta inFokus
12:35 | 01 August 2018
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se Projektligji për Pagat duhet të jetë i përballueshme për buxhetin e shtetit.
Ai tha se nuk është kundër miratimit të tij, por tha se duhet të sigurohet se kostoja e tij nuk e rrezikon stabilitetin makro-fiskal.
“Është tentuar që të rregullohet disa herë, është e domosdoshme. Duhet t’i trajtojë sektorët korrekte më barabarësi, që brenda sektorëve të ketë kujdes mes koeficientit më të lartë dhe më të ulët”.
“MF do të rekomodojë këtë kosto, por jo të jetë kosto e cila e rrezikon stabilitetin markro-fiskal. E përkrahim reformën edhe më një kosto shtesë, por të ketë sa më pak vend që brenda të saj të kalojnë kosto të fshehura. Kostoja duhet të jetë e përballueshme për buxhetin e Kosovës”.
I pyetur se a do të marrë pagën me rritje Hamza nuk është përgjigjur duke thënë se kjo çështje është konsumuar.
Kreu i MF-së derisa ka prezantuar Raportin financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, ka bërë të ditur se Dogana dhe ATK-ja në gjashtëmujorin e parë kanë grumbulluar 40 milionë euro më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe kjo sipas tij, është bërë pa norma të reja tatimore, por me vendime që kanë ndikuar në lirime.
Hamza tutje tha se për këtë periudhë kemi trend pozitiv të rritjes së të rriturave prej 6 për qind, më e mirë se viteve të kaluara.
Hamza ka bërë të ditur se Dogana dhe ATK-ja në gjashtëmujorin e parë kanë grumbulluar 40 milionë euro më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe kjo sipas tij, është bërë pa norma të reja tatimore, por me vendime që kanë ndikuar në lirime.
Hamza tutje tha se për këtë periudhë kemi trend pozitiv të rritjes së të rriturave prej 6 për qind, më e mirë se viteve të kaluara.
“Kjo na ka mundësuar te kemi buxhet stabil dhe te financojmë projektet brenda vitit 2018. Është më endësi që kjo rritje ka ardhur si rezultat i performancës së mire të agjencioneve për të hyrat. Përgëzoj doganën dhe ATK-në”.
“Të hyra tatimore ka rritje 6.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Jam optimist se ky trend do të vazhdojë edhe në pjesën e dyte të vitit. Kemi rritje 12 për qind të tatimet direket ndërsa te indirekte rritja ka qenë 5 për qind”.
Hamza dekalroi se ka trend të rritjes të shpenzimeve për 9.7 për qind krahasuar me vitin paraprak, raporton EO.
“Rritje më të madhe e kanë pasur shpenzimet kapitale me 15 për qind. Këtë vit kemi pasur përmirësim të gjendjes. Nëse shikojmë totalin e shpenzimeve të gjitha llojet kanë pasur rritje, edhe shpenzimet për pagat”.
“Rritja te mallrat dhe shërbimet ka ardhur si rezultat i riklasifikimit, të subvencionet ndikim më të madh e kane pasur futja e skemave të reja. Ndikimin më të madh e ka bërë rritja për 20 për qind për ata që janë në asistencë sociale”.
Hamza theksoi se kanë nënshkruar 7 marrëveshje financiare për grante dhe një marrëveshje për kredi, ku kanë arritur të sigurojnë 94 milionë euro para pa kthim, para falas.
Gjatë kësaj periudhe Hamza tha se kanë liruar lëndën e parë që përdoret ne procesin e prodhimit, pajisjet e teknologjisë së informacionit.
Këto lirime sipas tij, kanë pasur efekt 10 milionë euro para këto siç tha kanë mbetur te mbi 390 bizneset që kanë përfituar nga lirimet.
Hazma shtoi se janë në proces të reformës së re fiskale ku po trajtohen të gjitha ligjet që e rregullojnë fushën e ekonomisë. Qëllimi i saj, sipas Hamzës është të thjeshtësojnë procedura dhe të heqin procedurat burokratike.
Hamza deklaroi se nga ligji i ri për TVSh-në do të këtë lirime për bizneset fermerët dhe bujqit, raporton EO.
“Jemi në fazën finale mbi ligjin për TVSh-në ku do të ketë lirime për bizneset, fermerët, bujqve d tu zbritet tatimi nga 3 në 1 për qind, librat do të lirohen nga TVSh dhe shumë të tjera”.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...



































