VV: Dënojmë sjelljen prej gangsteri të asambleistit të PDK-së për sulmin mbi kryesuesin Abrashi
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 31 July 2018
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, i cili njëherësh është kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashit, nga një asamblist i PDK-së.
Sipas tyre sjellja prej gangsteri e asambleistit të PDK-së dhe sulmi mbi kryesuesi Abrashi nuk i ndal ata që të përpiqen për i interesat e qytetarëve të Prizrenit.
Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:
Sulmi i sotëm nga një asambelist i PDK-së ndaj Kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Artan Abrashit, aq sa shpërfaqë logjikën e tyre jopolitike, reflekton mllefin që vije nga fakti që qeverisja në komunën e Prizrenit është shkëputur njëherë e përgjithnjë nga kthetrat keqpërdoruese e korruptive të kësaj partie.
Kuvendi Komunal është organ i rëndësishëm i demokracisë lokale dhe hapësirë e pamohueshme e diskutimeve politike mbi politikat e çështjet lokale, por nuk mund të shndërrohet asnjëherë në shënjestër sulmesh e shpërthimesh të atyre që kishin keqpërdorur për vite të tëra qeverisjen lokale për interesa personale e klanore, e të cilët të ndëshkuar nga votuesit nuk po e përballojnë dot ndryshimin e përditshëm të Prizrenit me qeverisjen e mirë, profesionale dhe shërbyese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes kryetarit Mytaher Haskuka.
Ne dënojmë sjelljen prej gangsteri të asambleistit të PDK-së dhe sulmin mbi kryesuesin Artan Abrashi dhe garantojmë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit se angazhimi i kryetarit, asambleistëve dhe drejtorëve komunalë të Lëvizjes do të jetë i paluhatshëm në ofrimin e një qeverisje efikase, të ndershme dhe në shërbim të qytetarëve, ashtu siç jemi zotuar e për çfarë kanë zgjedhur qytetarët e Prizrenit.
Ne ftojmë të gjithë asambleistët e opozitës në Prizren që të përmbushin rolin e tyre si asambleistë dhe mos të përpiqen të dëmtojnë interesat e qytetarëve të Prizrenit. Kurrfarë sulmi a kërcënimi nuk do të ndalë ligjshmërinë dhe vendosjen e gjërave në vendin e duhur në komunën e Prizrenit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...