Lajme

Shqiptarët përleshen me marokenët në burgun italian

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 30 July 2018

Një përleshje me armë mes bandave shqiptare dhe marokene ka përfunduar me plagosjen e dy gardianëve të një burgu në Rimini të Italisë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur në burgun Casetti, ku kanë qenë dy banda që janë përleshur mes tyre, por nuk dihen ende motivet, pasi sherri ka ndodhur pas meshës në orët e pasdites së të dielës, transmeton tch.

Policia e burgut ka ndërhyrë të qetësojë situatën ku të plagosur nga përleshja mbetën dy gardianë që u dërguan me urgjencë në spital. Të plagosur të tjerë janë mes të burgosurve, të cilët u mbajtën në spitalin e burgut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera