Lajme

Mushkolaj – LDK-së: Thaçi e quajti frikacak e pijanec Rugovën, ju e bëtë president

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 28 July 2018

Analisti politik Imer Mushkolaj e ka komentuar bojkotimin e varrimit të Adem Demaçit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mushkolaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se presidenti, Hashim Thaçi në librin e tij e ka quajtur Rugovën frikacak dhe pijanec, shkruan gazeta inFokus.

Ai madje ka shkruar se LDK përkundër kësaj e ka zgjedhur Thaçin president ndërsa familjarët e Rugovës e mirëpresin në shtëpi.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Mushkojat:

“Në biografinë e tij, Hashim Thaçi e quan Rugovën lider frikacak e pijanec kronik. Përkundër kësaj, familja Rugova e mirëpret Thaçin në shpi, e LDK e zgjedh president. Kaq për parimet. “, ka shkruar Mushkolaj.

Lexo edhe: LDK bojkoton varrimin e Adem Demaçit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera