Elseid Hysaj sfidon Ronaldon: Nuk e lë t’i shënojë Napolit
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 27 July 2018
Elseid Hysaj e pret me ambicie të mëdha sezonin e ri futbollistik nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Mbrojtësi shqiptar i Napolit, i përfolur edhe për një largim të mundshëm te Chelsea dha një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku foli për shumë çështje.
Blerjet e reja
“I kemi pritur mirë dhe po dëfrehen. Do të na ndihmojnë shumë. Shpresojmë që edhe Ghoulam të rikthehet sa më parë me grupin. Koulibaly është i fortë. Faza përgatitore po ecën mirë, edhe miqësoret, shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë në formë të mirë në miqësore me Chievon”.
Përshtatja me Ancelottin
“Duhet të ndryshoj stilin e lojës me Ancelottin? Nuk është problem, Ancelotti mbetet trajner i madh. E di se çfarë kërkon nga unë, do të jap gjithmonë më të mirën në fushë”.
Interesi i Chelsea
“Isha më pushime, por nuk mendoja se do të largohesha. Pastaj, kisha klauzolë largimi 50 milionë euro. Tani jam këtu për të bërë më të mirën. Te Napoli ndihem shumë mirë, familja ime gjithashtu. Shpresoj të fitoj diçka me këtë skuadër”.
Rinovimi dhe objektivat
“Rinovimi i kontratës sigurisht që do të më pëlqente, por kam edhe tre vite, të presim se çfarë do të ndodhë. Duam të fitojmë diçka dhe, kur e them këtë, nuk e kam fjalën vetëm për “Scudetton”. Duam gjithçka. Edhe Championsi nuk është keq (qesh). Me kalimin e kohës çdo trofe ka rëndësinë e tij. Të avancosh në Europë është bukur, shpresojmë të arrijmë sa më larg. Ancelotti ka fituar tre Champions. Ka shumë eksperiencë dhe do të na mësojë shumë”.
Sfidë Ronaldos
“Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit. Siç e dimë të gjithë, është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Markimi i tij është një sfidë që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën grup. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, jo përgjatë gjithë kampionatit”.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga ...
-
Risi në Galanë e Festës së Pranverës 2025
Risitë skenare dhe teknolgojike do të përdoren në Galanë e Festës së Pranverë...
-
Shenoll Muharremi bën thirrje : Votoni gratë për shoqëri me mundësi të barabarta dhe integritet
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka bërë një thirrje për të...
-
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që e...
-
Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...