Lajme

Pal Lekaj merr masa shtesë për parandalimin e aksidenteve

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 27 July 2018

Të premten u mbajt takimi joformal i Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, me qëllim të marrjes së masave adekuate në uljen e aksidenteve në trafikun rrugor, e sidomos të atyre me fatalitet.

Në këtë takim u diskutua për aksidentet në trafikun rrugor dhe veprimet për reduktimin e tyre si dhe sigurinë e përgjithshme në trafikun rrugor, ku në fund të takimit u nxorën edhe rekomandimet për veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë.

Ministri Lekaj pas elaborimit të gjendjes aktuale sa i përket aksidenteve në trafikun rrugor, ka kërkuar mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve që janë pjesë e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, në mënyrë që me masa konkrete të ndikohet në uljen e aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet, e të cilat janë shqetësuese ngase po humbin shumë jetë njerëzish.

-Advertisement-

Ministri Lekaj në cilësinë e udhëheqësit të Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, po ashtu i ka propozuar edhe rekomandimet imediate që duhen ndërmarrë nga aktorët relevant.

“Duke u sjellë në pajtim me ligjet dhe rregullat e trafikut rrugor secili mund të jap kontribut në dobi të përmirësimit të sigurisë së trafikut rrugor andaj ne kemi paraparë disa rekomandime siç janë: Masat e menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe që do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës me kapacitetet e veta ligjore e profesionale. Policia e Kosovës do ta informojë Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me shkaktarët e aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet që kanë ndodhur brenda këtij viti. Formimi i një grupi të përbashkët ekspertësh të institucioneve të involvuara drejtpërdrejt në sigurinë rrugore, për rishikim të strukturës së faktorëve kryesor të shkakut të aksidenteve. Fokusimi në vënien e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, ku prioritet i parë është dukshmëria e sinjalistikës gjatë natës, ngritja e cilësisë së edukimit në fushën e patentë shoferëve, rritja e kritereve për kontrollim teknik të automjeteve, kontrollet teknike mobile, krijimi i një Task-Force të brendshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në ofrimin e informative reciproke që shkojnë në shërbim të një trafiku sa më të sigurtë”, tha ministri Pal Lekaj. ​

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera