Hoti – Vuçiqit: Njohja e Kosovës, do të jetë fat i mbarë për Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 25 July 2018
Nënkryetari i Partisë Demokratke të Kosovës, Rexhep Hoti, i ka dërguar një mesazh Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës.
Hoti përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte mbarësi për shtetin serb.
Postimi i plotë i Hotit:
I nderuar President Vuçiq,
Ka kohë që është vënë një komunikim në largesë, përpos atij zyrtar në Bruksel, me mendime mbi perspektivën që mund të kenë popujt dhe shtetet tona.
Kam mirëkuptim për frikën tuaj për ‘ekspansionin e tashëm e të ardhshëm shqiptar përball tkurrjes serbe’, që e paraqitni si shqetësim suprem në komunikimin publik që keni me peshkopin Teodosije.
Ju jam mirënjohjes që evoluimi i juaj i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, nga një njeri i ligë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në një politikan reformator e real të kohës, jo vetëm për serbët e Serbinë!
Pavarësisht pazareve të mundshme, premtimeve për territor, në këmbim të çështjes së normalizimit, të anëtarësimit e të njohjeve reciproke, me lejoni t’ju them serish një të vërtetë të thjeshtë që për Kosovën është e vërtetë e fundamentale e për ju është edhe e domosdoshme.
Pranimi i Republikës së Kosovës prej jush pa kushte është:
Një, i vetmi garancion që e siguron tërësinë territoriale të Republikës së Serbisë;
Dy, është i vetmi veprim që e legjitimon europianizimin e Serbisë dhe që do t’i mundësonte asaj një rol bipolar në raportet e saj nostalgjike e historike me Rusinë;
Tre, do t’i rehatonte priftërinjtë tuaj politikë, sepse Kishat Paleokristiane në Republikën e Kosovës, të shekullit të 3-6 të erës sonë, janë realisht argumentet më të fuqishme që e bëjnë Kosovën e Dardanisë djep të krishterimit, rrjedhimisht djep mbi të cilën u ngrit europianizmi e që princeshat dhe princat e saj, ende edhe sot e ketë ditë, nuk na kanë lejuar liberalizimin e vizave, natyrisht, për shkak të kryeshkretësisë sonë politike, në radhë të parë, e, më pas, edhe për cinizëm të padurueshëm të tyre;
Katër, një mundësi që Serbia nuk mund të shkojë drejt të ardhmes me identitet të rrejshëm historik, etnik e kombëtar. Republika e Kosovës është mundësia e juaj historike për të mësuar atë që e keni mbuluar tash e 700 vjet me gënjeshtër;
Pesë, fuqizimi i Republikës së Serbisë dhe një mundësi e madhe për të qenë ajo në të ardhmen një fqinj i mirë me shqiptarët dhe me të tjerët.
I nderuar, President Vuçiq,
Askush nuk mund t’ju premtojë asgjë pos asaj që realisht ka Republika e Kosovës. Natyrisht mund të bëhen edhe dhunimet e proceseve. Por e kaluara na mësoi se kohët e vështira e të dhimbshme më pas janë të paevitueshme. Bëjeni veprimin e duhur, duke e njohur Republikën e Kosovës, sepse ky akt është pikënisja e fatësisë së mbarë për Republikën e Serbisë. Kaq e thjeshtë është çështja. Vetëm se Serbia duhet ta ketë një vajzë a një djalë serb që të bëjë këtë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























