Lajme

Ahmeti: Mjaftë më diskriminim të shpëtimtarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 24 July 2018

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në ‘facebook’ ka reaguar për themelimin e komisionit ndërqeveritar që do të merret me përgatitjen e propozimit per zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve të Kosovës.

“Mjaftë më diskriminim të shpëtimtarëve”

Edhe njëherë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, ka diskutuar për problemet tashmë të njohura të zjarrfikësve shpëtues të Kosovës.

-Advertisement-

Themelimi i komisionit ndërqeveritar për gjetjen e një zgjdhjeje afatgjate të statusit juridik të zjarrfikësve dhe plotësimin e kërkesave të tjera të këtijë shërbimi, është sinjalë i mirë, por që në vazhdimësi duhet të monitorohet dhe të ketë kërkesë për zbatim nga sindikata e zjarrfikësve, shoqëria civile dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në këtë drejtim.

Duhet të qartësohet shpejt dhe saktë zgjidhja e kërkesave të këtijë institucioni të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë.

Çdo vonesë apo prolongim i mëtutjeshëm i kësaj situate të rëndë të zjarrfikësve, është thirrje për grevë të përgjithshme.

Mjaftë më nëpërkëmbje dhe diskriminim të shpëtimtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera