Lajme

Haradinaj: Njohja nga Serbia është kompromisi më i dhimbshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 24 July 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas mbledhjes së Qeverisë se kompromisi më i dhimbshëm është njohja me shtetin serb.

“Nuk ka kompromis më të dhimbshëm sesa fakti i njohjes me Serbinë. Njohja nënkupton njëfarë falje, është e dhimbshme për Krushën. Jo që është falje e krimeve por është një farë kalimi nga ajo dhimbje kur të vije njohja me Serbinë. Ky është një kompromis i dhimbshëm. Ky është më i vështiri”, tha ai.

Ndërsa sa i përket asaj se kur do të fillojë rishikimi i kufirit me Malin e Zi, Haradinaj tha se  prioritet e kanë liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

“Ne kemi ratifikuar marrëveshjen, njëkohësisht raportin dhe deklaratën e presidentëve. Por ka kohë për t’u bërë. Kemi interes me kry temën e liberalizimit të vizave pastaj i kthehemi kësaj teme”, tha kryeministri.

Përgjigje të njëjtë Haradinaj e dha edhe sa i përket demarkimit me shtetin serb.

“Ne kemi të premten që vjen takimin e nivelit të lartë të rendit dhe të ligjit ku do të flasim për rastet e shënjestruara, po ashtu do të flasim për rastet e grumbulluara. Me këtë po dua të them se fokusimi ynë nuk do të largohet dhe nuk do të heqim vëmendjen tek liberalizimi. Komisioni shtetëror ekziston, kurdo që kjo temë është në tavolinë do ta diskutojmë por tani nuk kemi ndonjë gjë në këtë fushë”, tha kryeministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera