Lekaj ia “ftofë” Thaçit e Limajt me autostrada
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 23 July 2018
Të shpeshta ishin ditët kur Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit inspektonte punimet nëpër vendëpunishte të autostradave nëpër Kosovë.
Madje të shpeshta ishin edhe përurimet e segmenteve të rrugës që mori edhe emrin e Ibrahim Rugovës.
Njësoj kishte vepruar edhe ministri i infrastrukturës Fatmir Limaj sa drejtonte këtë dikaster.
Tani atë që dikur e bënte ish lideri i PDK Hashim Thaçi e lideri aktual i Nismës Fatmir Limaj po e bënë dikush tjetër.
Pal Lekaj po e krahason gjithë periudhën e qeverisjes së PDK-së me një vit pune sa është duke bërë qeverisja e Haradinajt, shkruan Gazeta inFokus.
Madje me këtë po i tregon edhe Fatmir Limajt se nuk mund të thirrët se ka bërë punë të madhe në kohën sa ka qenë ministër i Transportit me ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”.
Në një postim në Facebook ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se ka qenë për inspektim të punimeve që po bëhen në autostradën për Gjilan, dhe ka thënë se punimet pritet të kryhen në afat rekord.
Ai gjithashtu nuk e ka lënë pa e lavdëruar qeverinë duke thënë se është e vetmja qeveri që ka nisur 6 autostrada përnjëherë.
Për më tepër, shikoni videon e postuar nga ministri:
Por as njëra palë as tjetra nuk kanë kursyer paratë e qytetarëve për të paguar kompanitë për ndërtimin e këtyre rrugëve, që edhe I kanë sjellur vota.
Derisa autostrada “Ibrahim Rugova” ka kushtuar afër një miliard eurove po gati kaq para Bechtel Enka po merr edhe për rrugën tjetër, atë në drejtim të Hanit të Elezit.
Bile për këtë të fundit qeveria obligohet të paguaj ndëshkim edhe 53 milionë euro për moszbatim të disa pikave të kontratës.
E pa telashe nuk po shoqërohet edhe projekti tjetër me të cilin po lavdërohet Pal Lekaj, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo pasi ka shumë paqartësi për mënyrën e përzgjedhjes së anës ka po i bie rruga që lidhë Anamoravën e Luginën e Preshevës me qendrën e Kosovës.
Ka qenë vetë zevendeskryeministri Behxhet Pacolli që ka hedhur dyshime për korrupsion ndaj Pal Lekajt për përzgjedhjen e kësaj ane për ndërtimin e autostradës së re.
Kjo pasi ai ka vlerësuar se rruga në drejtim të Dheut të Bardhë do të ishte më me interes ti bie nga Mramori e Novobërda në drejtim të Gjilanit drejt kufirit me Serbinë.
Bile disa muaj më parë një përplasje verbale e cila ndodhi në Kuvendin e Kosovës ndërmjet zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, lidhur me ndërtimin e trasesë së autostradës Prishtinë – Gjilan, për pak sa nuk ka përfunduar me konfrontim fizik ndërmjet tyre.
E ky fakt, detyroi Ministrinë e Infrastrukturës të therret konferencë urgjente, për të dhënë sqarime rreth trasesë së kësaj autostrade.
Paraprakisht zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli në një postim në profilin e vet në Facebook ka kundërshtuar, siç ka shkruar ai, ndërrimin e trasesë së autostradës për në Gjilan, e cila, sipas tij privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut në këtë rrugë.
Pacoli ka shtuar se me qeverisje 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan.
Me ndërrimin e trasesë sipas Pacollit madje AAK nuk ka mbajtur edhe një marrveshje të arritur për bashkqeverisje.
“Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jasht vendit, fatkeqêsisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore”, pat shkruar Pacolli./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...