Lajme

Deda: Rivizatimi i kufijve do të jetë dështim kolosal i SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 20 July 2018

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA-së, Greg Delawie, ku nuk përjashtohet as opsioni i ndarjes.

Deda ka thënë se opsioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. “Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë zgjidhje”.

Postimi i Detës në Facebook:

-Advertisement-

Copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit. Dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës, si dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale – apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë – do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan në gati 30 vitet e fundit. Opcioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë “zgjidhje”.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy