Mësimdhënësve pa ngritje profesionale tu mundësohet fakulteti
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 15 July 2018
Sindikata e Arsimit ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që mësimdhënësit të cilët kanë mbetur ende pa ngritje profesionale për të marrë titullin master, t’u jepet mundësia që përmes ndryshimeve në udhëzimin administrativ të fillojnë ligjëratat në Fakultetin e Edukimit pa shkëputje nga puna.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është paraparë që të shtyhet afati për përfshirjen e mësimdhënësve në ngritjen profesionale deri në vitin 2021.
Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve të shkollave të mesme kanë mbetur ende pa u përfshirë në ngritjen profesionale për të marrë titullin master në Fakultetin e Edukimit. Me udhëzimin administrativ të vitit 2015, që ka të bëjë me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, thuhet se “pas përfundimit të vitit shkollor 2017-2018, shpallet konkursi për vende të lira pune për të gjithë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit si më lart”, që nënkupton se deri në këtë kohë të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm duhet të kenë titullin master.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të nxirret një udhëzim për zgjatjen e afatit, për t’ju krijuar mundësi të ngritjes profesionale të gjithë mësimdhënësve, pasi u rrezikohet vendi i punës.
“Këtyre njerëzve nuk u është dhënë mundësia që në mënyrë të organizuar të shkojnë në ligjërata pa shkëputje nga puna dhe të arrijnë titullin master. Ne kemi alarmuar dhe u kemi bërë më dije se Ministria e Arsimit duhet të sjellë një udhëzim të ri administrativ apo të shfuqizojë pjesën nga udhëzimi ekzistues, në mënyrë që të mos krijohen telashe. Ata janë me vite e dekada duke punuar në arsim dhe nuk është e drejtë që t’u shpallën vendet e lira të punës.”
Ministria e Arsimit ka rishikuar udhëzimin administrativ dhe ka bërë disa ndryshime. Këshilltari në këtë ministri, Valmir Gashi, tha për Radio Kosovën se është paraparë që të shtyhet afati për përfshirjen e mësimdhënësve në ngritjen profesionale deri në vitin 2021.
“Janë bërë ndryshime kryesisht te pjesa e cila në këtë periudhë aktuale ka filluar të nxisë reagime se do të ketë shpallje të vendeve të punës për ata që nuk kanë arritur të përfundojnë masterin deri në periudhën 2017/2018, siç ishte paraparë. Kjo nuk është bërë për fajin e kandidatëve, por për arsye të vonesave të reformës në proces. Nga takimet e grupit punues që ka bërë rishikimin e Udhëzimit, është paraparë që të zgjatet deri në vitin 2020/2021.”
Pas përgatitjeve të duhura në Fakultetin e Edukimit ishin dërguar për ngritje profesionale të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm të ulët, që nuk kishin kaluar moshën 50 vjeç, e që ishin me Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ndryshimet në Udhëzimin Administrativ për zgjatjen e afatit, në mënyrë që të përfshihen të gjithë mësimdhënësit në ngritjen profesionale, i janë dorëzuar ministrit Shyqiri Bytyqi, dhe pritet që së shpejti t’i nënshkruajë.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
































