Gjykata vendos për ish-gjyqtaren Safete Tolaj
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 13 July 2018
Gjykata Themelore e Ferizajt të premten do të shpallë aktgjykimin ndaj të pandehurës S.T, e akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës dhe veprës penale marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare.
Po ashtu, sipas aktakuzës, do të shpallet edhe aktgjykimin kundër të pandehurit F.T i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit, veprës penale falsifikimi i dokumenteve, si dhe të pandehuri G.Sh i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit.
Seanca e shpalljes së aktgjykimit, është e hapur për publikun dhe nis në orën 14:00.
Sipas aktakuzës, e pandehura në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega në Deçan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin përkatësisht për të pandehurin F.T. keqpërdori autoritetin zyrtar në atë mënyrë që, pasi ajo më 02.01.2017, e kishte caktuar paraburgimin për një të pandehur, derisa i pandehuri Fisnik Tolaj dhe G.Sh. ishin takuar dhe ky i fundit duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkaloi kompetencat e tij dhe i dha shumën prej 1.900 euro të pandehurit Fisnik Tolaj për të ndikuar tek e pandehura Safete Tolaj e cila më pas më 10.01.2017 masën e paraburgimit e zëvendësoi me masën e dorëzanisë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, e pandehura Tolaj deri më 13.01.2017 ka fshehur materialet arkivore të Gjykatës Themelore në Pejë dega në Deçan, ashtu që në shtëpinë e të njëjtës janë gjetur dosje origjinale të kësaj gjykate e të cilat e kishin vendin në arkivin e gjykatës.
Aktakuza po ashtu përshkruan se e akuzuara Safete Tolaj se deri më 13.01.2017 në gjykatën e lartcekur i ka mundësuar të pandehurit Fisnik Tolaj përpilimin e dokumenteve dhe shkresave zyrtare ashtu që, i pandehuri F.T. duke shfrytëzuar pozitën e të pandehurës dhe me dijeninë e saj përdor vulën dhe shkresat zyrtare në të cilat fut përmbajtje të rreme.
Safete Tolaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtares ndërsa kjo dorëheqje ishte aprovuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës në nëntor të vitit të shkuar.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...