Festa “e çmendur” pas golit të Mandzukiç, me protagonist fotoreporterin
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 12 July 2018
Kroacia përjetoi një të mërkurë të çmendur në Botërorin e Rusisë. Skuadra e Daliç u kualifikua për në gjysmëfinale, pas një ndeshjeje që e mbyllën pas 120 minutash, diçka që është kthyer në zakon për ballkanasit.Mario Mandzukiç ishte heroi për skuadrën kroate, me golin e shënuar në pjesën e dytë të kohëve shtesë. Festa e futbollistëve ishte e jashtëzakonshme, e gjatë saj pati edhe një incident, pasi futbollistët kroatë ranë mbi një fotograf që ndodhej aty dhe po kapte imazhe të sfidës.
Fotografi, pavarësisht gjithçkaje, vijoi punën e tij dhe në fund kroatët e ndihmuan të ngrihej, ndërkohë që disa prej tyre i dhuruan edhe një puthje.
Vet fotografi, emri i të cilit ishte Juri Cortez, tregoi çfarë ndodhi në momentin e festimit të golit nga ana e Kroacisë.
“Në atë moment po bëja fotot, lojtarët ishin shumë pranë. Ndërkohë që unë po ndërroja lentet e aparatit fotografik – tregon Cortez, – ata filluan të shtyheshin me njëri-tjetrin dhe po afroheshin gjithnjë e më shumë. Unë rashë në tokë, por nuk e hoqa nga dora aparatin dhe vazhdova të bëj foto, edhe kur ata ishin aty me mua. Në fund më pyetën nëse isha mirë”.
Të tjera
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...