Ekonomi

Rukiqi merr detyrën si kryetar i OEK-it

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 12 July 2018

Në Odën Ekonomike të Kosovës është bërë pranim dorëzimi i detyrës tek kryetari i ri i sapo zgjedhur i kësaj Ode.

Kryetari i ri Berat Rukiqi ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.

Ai lavdëroi punën e e paraardhësit të tij Safet Gërxhaliu.

-Advertisement-

“Tri janë prioritetet që do të fokusohemi në këtë mandat. Janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit. Harmonizimi apo mbyllja e hendekut mes tregut të punës dhe arsimit dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jenë fokuset tona kryesore”, tha Rukiqi.

Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë odën në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.

Në anën tjetër ish kryetari Safet Gërxhaliu ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy