Ekonomi

Ministri Beqaj takoi drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 10 July 2018

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë z. Marco Mantovanelli dhe znj. Gloria La Cava, udhëheqëse e ekipit nga Washingtoni, për projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ka folur rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e përkrahjes së të rinjve dhe grave ndërmarrëse, me qëllim të fuqizimit ekonomik të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ministri Besim Beqaj është shprehur shumë i kënaqur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në projektin  “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.

-Advertisement-

“Përkrahja e të rinjve ndërmarrës dhe fuqizimi i tyre ekonomik është prioritët i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pasi Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve që do të jetë shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik të bazuar në ekonomi të dijes”, tha ministri Beqaj.

Ministri Beqaj i siguroi mysafirët se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë partner kryesor i Bankës Botërore për këtë projekt.

Qëllimi i projektit “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”, është fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe krijimi i vendeve të reja të punës, përmirësimi i përfshierjes sociale dhe ekonomike i grave nga të gjitha rajonet e Kosovës nga mosha 16 deri në 29 vjeç.​

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy