F1, zot shtëpie në Silverstone, Hamilton kryeson provat e para të lira
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 06 July 2018
Këtë fundjavë zhvillohet gara e Silverstonit, në Britaninë e Madhe, aty ku kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton do të kërkojë maksimumin për t’u rikthyer në krye të klasifikimit për pilotë.Pikërisht Hamilton ka rezultuar piloti më i shpejtë në sesionin e parë të provave të lira në pistën e Silverstonit, ku do të zhvillohet edhe gara e 10 e këtij Botërori të Formulës 1.
Zot shtëpie në këtë pistë, ai ka regjistruar kohën 1 minutë, 27 sekonda dhe 487 të mijëtat, duke lënë pas krahëve të tij, me goma të njëjta, Mercedesin tjetër të Valtteri Bottasit, me 367 të mijëtat më shumë.
Kryesuesi aktual i Botërorit për pilotë dhe sfiduesi kryesor për titull, Sebastian Vettel e ka ndalur kronometrin e Ferrarit të tij në 511 të mijëtat më shumë sesa britaniku, duke kapur momentalisht vendin e tretë. Ferraristi tjetër Kimi Raikkonen është futur mes dy pilotëve të Red Bullit, me Ricciardon përpara dhe Verstappenin pas tij, respektivisht nga vendi i 4 deri në të 6-in.
Hamilton do të tentojë të ringrihet në klasifikim, pas garës zhgënjyese të së dielës së kaluar në Spielberg të Austrisë.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...






























