Abrashi: Shpendi s’po gjen kohë për seanca, por gjen për udhëtime turistike
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 05 July 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një konference për media ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes lokale të kryeqytetit, udhëhequr nga Shpend Ahmeti i Partisë Socialdemokrate (PSD).
LDK-ja ka folur për të gjeturat e Raportit të Auditimit të publikuar ditë më parë. Sipas vlerësimit të LDK-së, ky raport ka gjetur numër të madh shkeljesh nga Komuna e Prishtinës.
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Ahmeti është duke ikur nga përgjegjësia që ka si kryetar komune.
“Mungesa e kryetarit të Komunës në seanca edhe ikja e tij nga seancat edhe nga kuvendi komunal i Prishtinës përbën shkelje në ligj, do të thotë tani është një kohë shumë e gjatë që ai nuk vjen fare në kuvende komunale, nuk i trajton temat, nuk e trajton raportin edhe auditimet, edhe ikë nga përgjegjësitë si kryetar i komunës. Kjo është shkelje në vetvete edhe është shkelje edhe e vet demokracisë. Prandaj është diçka që e kemi shumë vështirë edhe ne me shpjegu, do të thotë një kryetar i Komunës që nuk vjen me muaj të tërë në kuvend komunal, nuk gjen kohë për Kuvend Komunal, derisa gjen kohë për udhëtime turistike me financa të dyshimta, nuk gjen kohë për kuvendin komunal është shkelje në vetvete”, tha Abrashi.
Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, ndër tjerash ka thënë se Komuna nuk ka bërë klasifikim të vendeve të punës- për vendin e njejtë të punës, jepen paga të ndryshme.
“E para dhe shkelja më e jashtëligjshme dhe kundër kategorive buxhetore që ka qenë është që rreth 1.8 milionë euro shpenzime operative janë paguar jashtëligjshëm nga shpenzimet kapitale, e që komuna e Prishtinës e ka arsyetuar si pagim i gabuar. Niveli i ulët i shpenzimeve të buxhetit të investimeve kapitale, siç e përmendi edhe kryetari Abrashi, vetëm 57 për qind e buxhetit të kësaj kategorie janë shpenzuar. Shumë pagesa kanë ndodhur përmes vendimeve gjyqësore si rezultat i hyrjes në obligime pa zotim paraprak të mjeteve. Planifikim jo i mirë i të hyrave sipas kategorive, për shembull për legalizimin e objekteve, përkundër një shifre tjetër që është planifikuar prej 400 mijë euro, është realizuar vetëm 2 për qind, apo prej të hyrave nga parkingjet që është planifikuar rreth 2 milionë euro, janë realizuar vetëm rreth 16 për qind”, u shpreh ajo.
Një kritikë tjetër ka qenë se Komuna u ka dhënë subvencione edhe atyre që nuk janë qytetarë të Prishtinës.
Të tjera
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...
-
Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në 25 vjetorin e masak...
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...