Lajme

Sejdiu: Thaçi nuk e përfaqëson Kosovën në bisedime

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 30 June 2018

Deputeti i pavarur nga radhët e opozitës, Korab Sejdiu, e ka cilësuar si fatkeqësi deklarimin e fundit të presidentit të Kosovës, i cili tha se nuk duhet të ketë vija të kuqe në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, një marrëveshje e arritur nga kreu i shtetit, veçmas nëse nuk do të ketë vija të kuqe do të jetë krejtësisht e papranueshme.

“Duhet ta ketë të qartë edhe ai, edhe BE-ja, që presidenti nuk përfaqëson Kosovën në këto bisedime dhe çfarëdo marrëveshje që edhe mund t’i shkelë vijat e kuqe që i ka Kosova nuk është e vlefshme, pasi është bërë nga një person i paautorizuar dhe pa mandat”, ka nënvizuar Sejdiu, për gazetën “Zëri”.

-Advertisement-

Sipas Sejdiut, deklarimet e tilla të kreut të shtetit e dëmtojnë mjaft shumë palën kosovare në procesin e negocimit.

“Kjo mënyrë e negocimit nuk është e duhur pasi deklarimet e tilla vetëm sa e dëmtojnë fuqinë negociuese të palës kosovare. Presidenti nuk është mirë që të bëjë deklarime të tilla skandaloze që përveçse e dobësojnë fuqinë negociuese të Kosovës, çojnë mesazhe shumë të këqija te partnerët ndërkombëtarë lidhur me atë se çka dëshiron Kosova nga bisedimet”, ka shtuar ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy