Lajme

Kosova s’ka nevojë për ligj për media, por për zbatim ligjesh

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 29 June 2018

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “A ka nevojë Kosova për një ligj për mediat?.

Hulumtuesi i jashtëm Zekirja Shabani tha se zbatueshmëria e ligjeve është shqetësuese.

Kurse Muja Ferati, kryetar e KPM-së tha se nëse ligji parasheh rregullimin e kushteve të punës për gazetarë, e mbështesin atë, por nëse ligji sheh kontrolle mbi gazetarët KPM-ja nuk e mbështet, raporton RTK.

-Advertisement-

Ndërsa Imer Mushkolaj, kryetar i Bordit të Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës, theksoi se Kosova i ka 8 ligje që rregullojnë fushat e caktuara të medieve. Mungon zbatimi i ligjeve dhe jo bërja e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera