Ekonomi

Ramushit i del rroga para kohe

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 29 June 2018

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat për shërbyesit e administratës publike për muaj qershor, shkruan GazetaFokus.

Në njoftimin e MF-së, thuhet se ekzekutimi i pagave disa ditë para datës është rezultat i gjendjes së mirë në bilancin bankar.

Ekzekutimi i pagave është bërë për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Bëhet ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publike për muaj qershor.

Ministria e Financave njofton se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”/GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera