Lajme

Nesër mbesin pa ujë Podujeva e Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 28 June 2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se nesër duke filluar nga 08:00 deri në orën 18:00, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik.

“Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë. Zonat, që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme, qyteti i Podujevës me fshatra përreth( përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit), të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë, Lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë dhe lagjja “Arbëria”, me zona të tjera përreth saj, në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera