Lajme

Ky është reagimi i Vuçiqit pas ndalesës që Kosova i bëri Vulinit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 28 June 2018

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin pasi iu ndalua hyrja në Kosovë, ka thënë se ishte presidenti i Serbisë ai që e këshilloi të mos reagojë ndaj kësaj ndalese.

Aleksandar Vulin tha se beson se shqiptarët janë të frikësuar nga fjalët e tij dhe për këtë arsye atij iu ndalua hyrja në Kosovë.

 

-Advertisement-

 

Ai gjithashtu tha se ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic që e këshilloi që të mos flasë pas kësaj ndalese.

Në një deklaratë të tij për median serbe Tanjug, ai gjithashtu tha se “edhe Evropianët na frikësohen, të cilët shpesh na mësojnë mësime rreth fjalës së lirë”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandar Vulinit për festën e serbëve të Vidovdanit, që zhvillohet çdo vit në Gazimestan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera