Ramiz Kelmendi: AKP po më plaçkit
Autori: Gazeta inFokus
17:58 | 27 June 2018
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi është dënuar me 1.3 milion euro për nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për shkak se siç thotë AKP nuk janë përmbushur detyrimet kontraktuale.
Mirëpo në një bisedë për KALLXO.com, Kelmendi e ka quajtur këtë plaçkitje dhe tentim për ta dëmtuar politikisht.
“Ky nuk është borxh, kjo është plaçkitje. Nëse dikush e sjellë një vendim që i kam plotësu kushtet, e ai sjellë vendimin është njëfarë forme plaçkitje apo dëmtim politik, diçka është”, tha Ramiz Kelmendi për KALLXO.com
Sipas tij, në AKP ka njerëz të partive politike të cilët e kanë bërë këtë.
“Dihet që punëtorët AKP-së, të gjithë janë punëtorë të partive politike dhe dihet se cilës parti politike”, tha Kelmendi për KALLXO.com.
Kelmendi deri më tani ka ndërruar disa parti, AAK, PDK dhe tani në LDK.
Ai nuk pranoi të tregojë se nga cila parti janë këta që e kanë dënuar, ndërsa shtoi se dënimet nuk mund t’i vijnë atij veç pse bënë lëvizje të tilla politike.
“Unë shëtiti kah du, por dënimet askush nuk mundet me i sjellë në bazë të lëvizjes time politike”, tha tutje Kelmendi për KALLX.com.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të ankohet për këtë vendim të AKP-së.
Kelmendi thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim, por vetëm e ka parë në media.
Kelmendi duke folur për arsyen e dënimit, thotë se këtë objekt e ka privatizu para 6 viteve, por thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet e kontratës, madje thotë se edhe Auditori e ka konfirmuar këtë.
“Unë s’kam marrë asnjë njoftim që jam dënuar me këtë shumë. Ne kemi privatizu një objekt para 6 vjetëve dhe sipas kontratës i kemi pasë disa kushte, kontratën 3 vjeçare, dhe 3 vjet pasi ka skadu kontrata paska ardhë një vendim. Auditori e ka sjellë vendimin se i kemi plotësu kushtet mirëpo si duket AKP nuk ka deshtë me pranu apo ku ta di sepse ende nuk kam kurrfarë vendimi, por diçka e tillë është”, tha tutje Kelmendi për KALLXO.com.
Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ishte akuzuar edhe për vjedhje të rrymës, por pastaj kjo aktakuzë e tij ishte hedhur poshtë, pak ditë pas kalimit të demarkacionit në Kuvend të Kosovës, ku vota e tij kishte luajtur rol të madh.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































