Ekonomi

Edhe sa do të dëmtohet buxheti i Kosovës?

Autori: Janina Dervishaj 16:40 | 27 June 2018

Në dhjetor të 2017-ës Qeveria Haradinaj mori vendim për rritjen e pagave.

Pasojat e para të  këtij vendimi kanë filluar të vërehen.
Njohësi i ekonomisë Lulzim Beqiri shpjegoi se vetëm për pagat e të emëruarve të kryeministrit, shteti i shpenzon për një vit mbi 1 milion euro.

Ndërsa për një mandat do ti shpenzojë më shumë se 5 milionë euro shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

“Duke i analizuar se vetëm për pagat e të emëruarve të kryeministrit shteti do ti shpenzojë për një vit mbi 1 milion euro. Ndërsa për një mandat do ti shpenzojë më shumë se 5 milionë euro dhe nuk ka teori ekonomike ë njeh bota që vendimet që prekin buxhetin e shtetit të merren veç pse mu ka tek”. Nga këto dhe qindra vendime skandaloze të Qeverisë aktuale lirisht mund të konstatojmë se Kosova ka një qeverisje impulsive por pa strategji, që pasojat ekonomike do të jenë tejet të larta dhe mund ti kushtojnë Kosovës kthim mbrapa për 20 vite shtoi Beqiri.

Qeveria Haradinaj ka emëruar edhe katër koordinator që buxhetit të shtetit do ti kushtojnë hiç më pak 384 mijë euro në një mandat katër vjeçar.

Pagat mesatare në Kosovë janë shumë  të ulëta dhe mbi 27 mijë familje janë në asistencë sociale për të pasur zyrtarët qeveritarë paga aq të mëdha tha Beqiri.

“Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit vlerësoi se vendimi bie ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe si i tillë duhej të anulohej. Andaj duke parë se Qeveria nuk kishte në plan të respektonte vendimin e Agjencisë Kryeministri zyrtarisht kërkoi që të ekzekutohet vendimi i tij që nuk përkon me realitetin ekonomik të Kosovës. Nuk ka një rritje ekonomike solide për të rritur pagat 100%, pastaj paga mesatare në Kosovë është tejet e ulët për të pas një pagë kaq të lartë, janë 27 mijë familje në asistencë sociale e qindra raste pa kulm mbi kokë” shtoi Beqiri.

Vendimi për rritjen e pagave ka marrë tashmë edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës nuk e kishte cilësuar atë si jo kushtetues./Gazeta Fokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy