Tahiri: Fuqizimi i Sundimit të Ligjit, i pa alternativë
Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 27 June 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua sot me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.
Në takim, ku ishin pjesëmarrës edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, u diskutua lidhur me përmbushjen e Agjendës së Reformës Evropiane.
Ministri Tahiri me këtë rast, njoftoi drejtoreshën Ruiz-Calavera se tashmë Ministria e Drejtësisë ka përmbushur obligimet e dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, duke hartuar edhe Pakon e Ligjeve për Gjyqësorin, Pakon e Ligjeve Kundër Korrupsionit, si dhe me nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
“Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është i pa alternativë dhe ndërlidhet me ndërtimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton që puna jonë është dhe do të bëhet edhe më e vështirë, pasi nënkupton përmbushjen e pritshmërive që vetë i kemi vendosur, në mënyrë që të arrijmë rezultate për vendin tonë. Këto rezultate nënkuptojnë bërjen e gjyqësorit më efikas, përmirësim në fushën e respektimit të të drejtave njerëzore, luftimit me sukses të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krijimit të një atmosfere të duhur për të bërë biznes dhe për tërheqjen e investimeve të huaja” tha ministri Tahiri.
Gjatë raportimit, ministri Tahiri tha se në punën në ndryshimet ligjore, janë udhëzuar nga parimet mbi të cilat është ndërtuar vetë Bashkimi Evropian.
“Ministria e Drejtësisë, gjatë hartimit të legjislacionit, ka marrë si udhëzues të saj parimet mbi të cilat është ndërtuar vetë Bashkimi Evropian, duke hartuar norma ligjore që respektojnë të drejtat njerëzore dhe liritë themelore, duke përfshirë masa që luftojnë korrupsionin si dhe duke inicuar aktivitete siç është Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të fuqizoj sistemin e drejtësisë në Kosovë” tha ministri Tahiri./GazetaFokus.


T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































