Lifestyle

Miliarderi që u rrit pa energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 25 June 2018

Nuk është një lloj i edukimit që do të shoqërohej me një nga njerëzit kryesor të Silicon Valley.

Stewart Butterfield kaloi pesë vitet e para të jetës së tij duke jetuar në një komunë në Kanada, pasi babai i tij iku nga ShBA për të shmangur shërbimin në Luftën e Vietnamit, raporton BBC.

Butterfield dhe prindërit e tij, jetonin në një kasolle të drurit, në një pyll në British Columbia, ku nuk kishin ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike për tre vjet.

-Advertisement-

“Prindërit e mi ishin hipikë,” tha Butterfield, të cilin, nëna dhe babai e kishin quajtur Dharma. “Ata donin të jetonin jashtë vendit, por rezultoi se ajo mënyrë e jetesës donte më shumë punë, kështu që u kthyem në qytet”, transmeton RTKlive.

Pasi familja u zhvendos në Victoria, kryeqyteti i Kolumbisë Britanike, Butterfield ishte shtatë vjeç kur pa një kompjuter për herë të parë dhe e mësoi veten të programonte që nga ajo moshë e re.

Sot, 46 vjeçari, Stewart Butterfield, ka një pasuri personale prej 650 milionë dollarë, pasi themeloi faqen e internetit për ndarjen e fotografive ‘Flickr’ dhe shërbimin e mesazheve të biznesit ‘Slack’.

Mirëpo, pjesërisht për shkak të edukimit të tij të pazakontë, ai thotë se përpiqet të jetojë duke kursyer.

“Në të vërtetë, ndjehem fajtor nëse shpenzoj shumë para,” thotë ai. “Si një kanadez, ajo botë duket shumë e çuditshme dhe e huaj për mua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera