Lajme

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 22 June 2018

Sot është një ditë fluksi në pikën kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra shtetas të Kosovës kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet, bën të ditur abcnews.al.

Jo vetëm qytetarët e Kosovës, por sipas informacionit të policisë shumë shtetas edhe nga Maqedonia kaluan doganën e Morinës. Policia kufitare është detyruar të ngrejë traun dhe të bëjë kontrolle selektive për shkak të fluksit të madh e kjo ka lehtësuar edhe qytetarët që s’kanë pasur ankesa për kalimet në kufi.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pushuesve në Shqipëri e vit pas viti duke shtuar edhe numrin preferencial për t’i kaluar pushimet edhe në bregdetin jugor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera