Ekskluzive: Contur Global nesër shpall tenderin për ndërtimin e TC “Kosova e Re”
Autori: Gazeta inFokus
19:56 | 21 June 2018
Kompania amerikane ContourGlobal e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” nesër publikon shpalljen e interesit për të gjetur kompanitë të cilat do të ndërtojnë termocentral.
Gazeta Fokus nga burime të afërta me kompaninë amerikanë ka mësuar se tenderi do të publikohet në media ndërkombëtare.
“Tenderi është gati dhe nesër do të publikohet në mediat ndërkombëtare. Përshkrimi është për ndërtimin e termocentralit me kapacitete prej 500 megavat orë energji elektrike”, ka thënë ky burim.
Sipas tij, vlera e parashikuar është ajo që është bërë publike në kontratën mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikanë Contur Global, që do të shkoj deri në 1.2 miliardë dollarë.
Tenderi do të jetë i ndarë më dy faza . Afati për dorëzimin e ofertave do të jetë i japur deri me 2 gusht.
Ndryshe, javët e fundit Banka Botërore ka dale me një qëndrim se ende nuk ka vendosur nëse do të mbështesë ndërtimin e këtij termocentrali sipas këtij opsioni që tashmë është i finalizuar mes Qeverisë dhe Contur Global.
Po ashtu, kundërshtime të fuqishme rreth këtij projekti javën e kaluar kanë paraqitur deputetët e opozitës duke e konsideruar këtë si projektin me të rrezikshëm në Kosovë e që do ta ngrit çmimin e energjisë elektrike trefish nga çmimi që aktualisht paguajnë qytetarët nga energjia e prodhuar nga KEK-u.
Derisa aktualisht çmimi i energjisë nga prodhimi i KEK-ut i shitet qytetarëve rreth 28 euro çmimi i energjisë që do t’i paguajnë qytetarët Counturit mund të shkojë deri në 80 euro.
Ky është maksimumi që Qeveria e Kosovës e ka aprovuar në kontrat me Contur Global, pikërisht për këtë projekt që konsiderohet më i madhi financiar në tri dekadat e fundit ka hasur në kundërshtime të mëdha jo vetëm nga deputetët e opozitës por edhe nga shoqëria civile dhe qytetarët./GazetaFokus/

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































