“Kosova këtë vit do të bëhet anëtare e Interpolit”
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 21 Qershor 2018
Autoritetet në Prishtinë besojnë se Kosova këtë vit do të bëhet anëtare e organizatës policore ndërkombëtare, INTERPOL.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, janë duke punuar dhe duke bërë të gjitha përpjekjet për anëtarësimin e vendit në INTERPOL.
“Është bërë një lobim i mjaftueshëm. Besojmë fuqishme se institucionet e Kosovës do të kyçen në institucionin më të rëndësishme të sigurisë në Evropa, në INTERPOL. Do të thotë se nuk kemi dilema se ketë vit kjo çështje po përmbyllet”, tha Zeka.
“Ne edhe vitin e kaluar kemi pasur mundësi të mira, por duke parë se një numër i shteteve kanë lëvizur në qëndrime, andaj e kemi shtyrë për një vit dhe kështu pra, besojmë që çështja e INTERPOL-it do të përmbyllet”, tha Zeka.
Ndërkohë, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Kosovës kanë njoftuar se Këshilli Ekzekutiv i Interpolit në Lion të Francës, tashmë e ka vendosur Kosovën në agjendë për t’u anëtarësuar këtë vit në këtë organizatë.
Zëvendësministri, Zeka tha se pas aplikimit për të qenë pjesë e agjendës, procedurat e tjera janë të thjeshta dhe teknike. Megjithatë, shtoi ai, deri në ditën kur pritet të votohet për anëtarësim, institucionet dhe mekanizmat e ndryshme bashkë me aleatët do të lobojnë që Kosova të ketë vota e mjaftueshëm për anëtarësim.
“Kemi biseduar me akterët kryesor, dhe ata janë të gatshme që ta përkrahin Kosovën. Ne jemi fuqishëm afër me mekanizmat ndërkombëtar, me fuqitë që janë të vendosura duke u nisur nga SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe shtetet tjera që kanë ndikim, por ne nuk kemi ndalur lobimin”, tha Zeka.
Sipas tij, Serbia e cila është munduar ta ndal inkuadrimin e Kosovës në mekanizma e institucione të ndryshme ndërkombëtare, tashmë nuk e ka ndikimin që mund ta ketë pasur, pasi që shumë shtete janë në anën e Kosovës për ketë çështje.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...






























