Ekonomi

Rriten çmimet e produkteve për Bajram

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 15 June 2018

Çmimet e produkteve elementare në Kosovë sa shkojnë e ngriten. Madje kjo ndodh edhe më shumë në prag festash.
Të papërballueshme këto çmime i vlerësojnë edhe qytetarët edhe ekspertët.

Zyrtari nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Raif Gashi ka deklaruar se ka lëvizje të çmimeve të konsumit në këtë periudhë prej 1.3 për qind.

“Ka pasur ngritje të çmimit të bukës, mishit, perimeve dhe rrymës” ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa thotë se çmimet e produkteve elementare janë të papërballueshme për kosovarët.

Ai shpjegon raportin gjerman, ku Kosovën e rendit të gjashtën në listën e çmimeve, ndërsa Zvicrën në vendin e parë shkruan Gazeta Fokus.

“Shporta prej artikujve elementar bazë ende është e lartë, për shkak se buxheti i një familjes që përkon me familjet kosovare është më i varfër dhe të hyrat mujore janë më të ulëta se sa kosto e jetës”.

Gjithçka importohet, edhe artikujt bazë importohen nga jashtë. Vetëm në sezon të caktuar disa artikuj mund të prodhohen në vendin tonë, Kosovë ka shtuar ai.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se shporta familjare me produkte të konsumit ka shënuar ngritje.

Po ashtu, ai ka veçuar, se tregtarët përveç çmimeve, manipulojnë me cilësinë, sasinë dhe afatin e produkteve.

Shumica e çmimeve, në veçanti artikujve ushqimor në Kosovë janë më të shtrenjta se në Evropë. Dhe nëse kemi parasysh se cilësia nuk është adekuate, as sasia, as përbërësit, edhe këtu na del se çmimi është dyfish më i lartë se në Evropë, dhe këtë nuk po e kontrollon e as mbikëqyrë askush”, ka thënë Kaçaniku./Gazeta Fokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy