Lajme

Nuk dihet asgjë për takimin e radhës Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 13 June 2018

Nuk është konfirmuar akoma data e takimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithëkëtë, dialogu thuhet se do të vazhdojë.

Ky dialog që po zhvillohet në raunde të ndara me lehtësimin e Bashkimit Evropian, pritet të vazhdojë edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data e takimit.

-Advertisement-

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk e dinë se kur do të vazhdojë dialogu në Bruksel. Takimi i fundit i këtij niveli të bisedimeve është mbajtur në muajin mars të këtij viti.

Avni Arifi, koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe pse pala nga Kosova ka kërkuar nga Brukseli që të caktohet takimi i radhës, për këtë çështje ende nuk ka një përgjigje./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera