Josa dhe Dallku flasin për kundërshtarin e FC Prishtinës në Evropa Ligë
Autori: Gazeta inFokus
19:42 | 12 June 2018
Deklarata e Josës dhe e Dallkut.
Prishtinë, 12 qershor 2018 – Bardhekaltrit sot kanë mësuar kundërshtarin në UEFA Evropa Ligë. Ndërsa skuadra ka vazhduar me ditën e dytë të seancave stërvitore, paradite-pasdite, që po mbahen në fushën e 2 Korrikut.
Përndryshe, skuadra vendase nga Gjibraltari e ka caktuar orarin e ndeshjes dhe do të jetë pasditen e 28 qershorit, ditë e enjte me fillim nga ora 18:00 me orë të Evropës qendrore.
Josa: Nuk do të thotë që është skuadër nga Gjibraltari dhe do të jetë e lehtë për ne
“Jo vetëm këtë skuadër, por edhe skuadra tjera të Gjibraltarit nuk i njoh. Megjithatë duke e pasur parasysh futbollin që luajnë, është një futboll që ka më tepër si influencë pjesën angleze, edhe spanjolle, sepse janë në kufi me Spanjën. Dhe nuk mund të themi që është skuadër nga Gjibraltari dhe do të jetë e lehtë për ne. Ne do të shohim se ku jemi vetë. Duhet se s’bënë, të mos rrisim pretendimet tona pa bazë dhe pa folur fare për pjesën e përgatitjeve tonat për të cilat ne duhet përgatitur mirë, qoftë për ndeshjet me Gjibraltarin, qoftë për ndeshjet tjera. Pra, që ne të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, aty ku ne kërkojmë, ne se s’bëhet duhet japim maksimumin në këto dy javë që na kanë mbetur. E dimë që koha është e vështirë, sepse po të kishim periudhë tjetër do të flisnim ndryshe, sepse nuk ka shumë ekipe për ndeshje miqësore dhe ne s’mund të lëvizim nga Kosova për të shkuar jashtë vendit për t’u përgatitur. Këto janë gjëra që do t’i kompensojmë me përqendrim maksimal në përgatitje”, ka thënë Josa.
Dallku: Nuk do të jetë lehtë, por qëllimi është i qartë ta kalojmë raundin
“Kundërshtar në letër i lehtë. Mirëpo unë nuk mendoj se jemi në atë gjendje që t’i zgjedhim kundërshtarët, sepse për neve të gjithë kundërshtarët janë të fortë, sepse duhet kuptuar që ne jemi duke filluar zero me koeficient si Kosovë dhe si ekip i Prishtinën është veç hera e dytë që marrim pjesë. Pra, për çdo kundërshtar do të mendojmë që është i fortë për neve. E këtë pikërisht do ta kërkoj edhe nga lojtarët që mos të kemi vetëkënaqësi, apo relaksim se na ka rënë një kundërshtar jo i fortë në letër. Kështu që gjithçka do t’i mbetët përgatitjeve dhe kompozimi i ekipit që do të bëhet gjatë këtyre ndeshjeve. Ndërsa qëllimi ynë dihet, është kalimi i turit, padyshim, sepse ne për atë punë edhe tash e dy ditë i kemi filluar përgatitjet ku edhe pak me ankth e kemi pritur shortin, por siç iu thash, qëllimi duke filluar nga kryesia e te lojtarët është të fillojmë të shkruajmë historinë e re të futbollit në Kosovë e kjo arrihet vetëm kur të kalojmë raunde në garat evropiane.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
































