Rozë

Almeda Abazi shpërthen ndaj “Dancing with the stars”: Edhe ujin që piva, e pagova vetë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 12 June 2018

Almeda Abazi, ishte e përzgjedhura për të drejtuar spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”.

Për këtë arsye për afro tre muaj ajo qëndroi larg të shoqit, aktorit turk Tolgahan Sayisman.

Por në finalen e madhe ajo solli edhe bashkëshortin në Shqipëri si të ftuar special, ku dhe kërcyen bashkë.

-Advertisement-

Megjithatë ndërsa pak ditë kanë kaluar nga përfundimi i spektaklit, pak para largimit Almeda nuk ka duruar pa i thënë dy fjalë ndaj produksionit të “Dancing with the stars”.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram, ajo tregon se i është dashur të paguajë nga xhepi i saj për shërbimet në hotel:

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e ‘DËTS’ duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët. Faleminderit produksioni i Dancing with The Stars! Tirana të dua.noa.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera