Aplikacionet më të përdorura në botë, WhatsApp në vend të parë
Autori: Gazeta inFokus
13:37 | 11 June 2018
Një treg që vlen në total 58,6 miliardë dollarë. Në vitin 2017, aplikacionet për smartphone kanë shtyrë miliona përdorues të paguajnë edhe ndonjë euro për të përfituar nga shërbimet që lidhen me funksionet bazë.
E megjithatë, aplikacionet më të përdorura në botë mbeten ato pa pagesë. Vitin e kaluar, klasifikimi dominohej nga aplikacionet e mesazheve dhe rrjeteve sociale më të famshme.
Një tendencë që, në nivel global,tregon përqendrimin e përdoruesve në një vend të vetëm. WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook dhe Instagram, në pronësi të Mark Zuckerberg, mbeten katër aplikacionet më të përdorura në nivel botëror, sipas të dhënave të publikuara nga shoqëria Sensor Tower, që bashkëpunon me Uber dhe Supercell.
1.WhatsApp
Aplikacioni më i përdorur në nivel absolut botëror në vitin 2017 ishte WhatsApp. I blerë nga Facebook në vitin 2014, për 19 miliardë dollarë, në më pak se katër vjet, numri i përdoruesve në WhatsApp u rrit nga 450 milionë në 1,5 miliardë persona, që e përdorin çdo muaj, duke shkëmbyer mesatarisht 60 miliardë mesazhe në ditë.
2.Facebook Messenger
Aplikacioni i dytë më i përdorur në botë është Facebook Messenger. Sipas tremujorit të fundit, 1,3 miliardë persona në muaj epërdorin FacebookMessenger në të gjithë botën. Është aplikacioni i tretë më i përdorur në AppStore të Apple. Në tremujorin e parë të vitit 2018, ai është shkarkuar 31,3 milionë herë.
3.Facebook
Facebook është aplikacioni i tretë më i përdorur në botë. Sipas tremujorit të fundit nga Menlo Park (selia e re e Facebook), numri i përdoruesve të Facebook çdo muaj, në të gjithë botën,është 2,13 miliardë. Vetëm në tremujorin e parë të 2018-s, aplikacioni i Facebook është shkarkuar 29,4 milionë herë në të gjithë botën.
4.Instagram
Aplikacioni i katërt më i përdorur në të gjithë botën është Instagram. Rrjeti social në pronësi të Mark Zuckerberg ka kapërcyer shifrën800 milionë përdorues në muaj në të gjithë botën. 500 milionëpersona e përdorin Instagram nga smartphone i tyre.Aplikacioni është shkarkuar më shumë se 31 milionë herë vetëm në tremujorin e parë të vitit 2018.
5.Snapchat
Snapchat është aplikacioni i pestë më i përdorur në botë. “Fantazma e verdhë” ka arritur 191 milionë përdorues, të cilët publikojnë filmime të shkurtra. Krahasuar me 2017, Snapchat ka 4 milionë përdorues më shumë në nivel botëror.
6.UC Browser
Aplikacioni i gjashtë më i përdorur në botëështë UC Browser. UC Browser është në vend të tretë në klasifikimin e programeve më të përdorur në botë për të lundruar, me 7,88% të tortës në nivel botëror. Browser kontrollohet nga gjiganti i e-commerse Alibaba. Sipas statistikave, nga 500 milionë përdorues, më shumë se gjysma, 300 milionë, e përdorin atë nga smartphone i tyre.
7.SHAREit
SHAREit është aplikacioni i shtatë më i përdorur në botë. Sipas të dhënavetë bëra publike nga SHAREit, kompania ka kapërcyer 1,2 miliardë përdorues në të gjithë botën, duke u rritur me dhjetë herë në vetëm 4 vjet krahasuar me 100 milionë përdorues që e kishin shkarkuar në 2014. SHAREit është një aplikacion i zhvilluar nga Lenovo dhe i disponueshëm për sistemin operativ iOS, Android, Windows Phone e PC Windows. Aplikacioni ju jep mundësinë të transferoni materiale nëpërmjet pajisjeve dhe përdoret kryesisht në tregjet në zhvillim si India (30% e përdoruesve të aplikacionit).
8.YouTube
Është aplikacioni i tetë më i përdorur në botë. Shërbimi u krijua nga tre ish-punonjës të PayPal, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim në shkurt të vitit 2005. Në nëntor 2006, Google e bleu YouTube për 1.65 miliardë dollarë.
9.Uber
Është aplikacioni i nëntë më i përdorur. Shërbimi i transportit është i pranishëm në 65 vende në 674 qytete të botës. Janë 75 milionë përdoruesit e Uber në të gjithë botën dhe 3 milionë shoferët që kompletojnë mesatarisht 15 milionë udhëtime çdo ditë (4mld në të gjithë botën gjatë vitit 2017).
10.Spotify
Spotify është aplikacioni i dhjetë më i përdorur në botë. Shërbimi suedez i muzikës në streaming ju jep mundësi të dëgjoni miliona këngë falas ose duke paguar 9,99 euro në muaj pa publicitet. Në mars 2018, Spotify regjistroi 170 milionë përdorues në total, 75 milionë prej të cilëve me pagesë.
Një numër në linjë me pritshmëritë, pas kuotimit në bursë. Në tremujorin e parë të vitit, fitimet e shoqërisë arritën në 1,14 miliardë euro, ndërsa humbjet 41 milionë euro. Këto të dhëna janë në linjë me vetë parashikimet e Spotify, që në momentin e kuotimit kishte parashikuar që tëfitimet të ishin 1,15 miliardë euro, ndërsa humbjet mes 50 – 80 milionë euro.

T� tjera
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...





























