Kosova më e rrezikuara në rajon
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 08 June 2018
Në Indeksin e Paqes Globale, Kosova rezulton vendi më i rrezikuar në rajon. Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në SHBA, ka botuar raportin e tij të 12-të, ku thuhet se gjendja e paqes është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar në 92 vende të botës, ndërsa në 71 të tjera është më e mirë.
Kjo do të thotë se, trendi negativ i përkeqësimit të situatës vazhdon për të katërtin vit radhazi.
Kosova renditet e 92-ta nga vendet e hulumtuara, Shqipëria mban pozicionin e 52-të, ndërsa Serbia atë të 54-të.
Nga vendet e Ballkanit, më mirë renditen Sllovenia (e 11-a) dhe Kroacia (e 27-a). Mali i Zi listohet i 58-i, Maqedonia e 87-a dhe Bosnje-Hercegovina është në vendin e 89-të.
Nisur nga ky sondazh, Kosova dhe Bosnja janë vendet me nivelin më të dobët të paqes së stabilizuar në rajon, gjë që nuk befason shumë – thotë “Deutche Welle”, – nëse merren parasysh tendosjet nacionale dhe territoriale në këto dy shtete.
Steve Killelea, themelues dhe kryetar i këtij Instituti thotë se përkeqësimi i gjendjes në këto 10 vite ka të bëjë me shtimin e numrit të luftërave, në radhë të parë në Lindjen e Mesme. Vendin e fundit në listë e zë Siria, ndërsa pak më lart janë Afganistani, Somalia, Jemeni dhe Libia. Nivelin më të lartë të paqes e kanë Islanda, Zelanda e Re, Danimarka, Kanadaja e Çekia.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































